Sulmi ndaj “Prestige Resort”, pedagogia e njohur dënon aktet e policisë dhe IKMT-së: E drejta e fjalës nuk mund të mohohet as sot, as kurrë

Dec 1, 2022 | 9:34
SHPËRNDAJE

Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Lili Sula, ka reaguar në lidhje me sulmin e qeverisë ndaj Prestige Resort.

sulmi prestige

Përmes një postimi në facebook, pedagogia shkruan se pa asnjë dokument fadromat e IKMT-së, forcat e genios dhe ato të policisë kanë nxjerrë në mënyrë të paligjshme stafin dhe pushuesit nga hoteli.

Ajo shton se sulmi ndaj Prestige Resort është një sulm ndaj medias së lirë dhe dëshmon kulmin e marrëzisë së një Diktatori.

Sula nënvizon se pavarësisht veprimeve të qeverisë, fjala e lirë e fituar p♪7rpara 30-vitesh nuk mund të mohohet as sot as kurrë.

POSTIMI I PLOTË

Forca te policise e te genios, fandroma te IKMT, forca te OSHE pa asnje dokument ia kane behur ne “Prestige resort” ne Golem mengjesin e sotem, duke zbuar me dhune turiste e pushues nga hoteli.

Pasi mbylli medie e shantazhoi gazetare, pasi invensoi per te braktisur vendin me shume se 744 000 mije shqiptare, kjo qeveri e korruptuar koke e kembe, vete kryeministri po dhunon e debon turiste te huaj e vendas pa asnje motiv.

Ky eshte kulmi i shkelqimit te marrezise se Diktatorit, qe, siç pranohet prej te diturve, e ka nje kulm prej nga merr teposhten.

E drejta e fjales eshte fituar prej 30 vitesh e s’mund t‘i mohohet as sot e as kurre medieve dhe individeve.

lili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura