Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Kreu i Unionit të Gazetarëve në “Panorama TV”: Ka shkaktuar jehonë në opinionin publik! Çështja duhej transmetuar edhe nga mediat e tjera, por…

Mar 29, 2023 | 21:54
SHPËRNDAJE

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka komentuar sulmin ndaj “Prestige Resort” duke u shprehur se ka pasur një impakt në opinionin publik.

aleksandercipa

I ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Çipa deklaroi se çështja duhet të ishte pasuar edhe me një solidaritet nga mediat e tjera krahas grupit “Focus Media” për ta pasqyruar si zhvillim.

Çipa: Ajo që dua të them që është një ngjarje tronditëse. Më e rëndë është që peshën specifike vazhdon ta shtojë në perceptimin publik, për aq kohë sa vazhdon kërkimi i autorëve, pse e kryen këtë akt. Është një akt i pastër terrorist mbi institucionin mediatik. E dyta, kjo ngjarje tronditëse që do futet në raportet e ardhshme mbi lirinë e medias.

Atentati mbi TCH nënkupton një arsye që duhete të vihet në lëvizje nga institucionet për aftësinë raportuese. Ekzistojnë mundësitë për të hapur hamendësimet për ngjarjen, deri në momentin që organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen.

Reagimet do vazhdojnë, sepse kanë të bëjnë me këtë peshë specifike që ka funksionimi i lirisë së medias në SHqipëri. Dua të them që unë mendoj se jemi përpara një situate elektorale. Në këtë situatë, të gjithë subjektet partiake dhe organizmat, të bëhet skanimi i kandidatëve. Kjo s’bëhete as nga mediat. Nëse ne do fillonim procesin e skanimit, do i jepnin një pasqyrë. Ekzistojnë mundësitë për ta bërë këtë. Ekziston mundësia për të marrë informacionin e mjaftueshëm për karrierën e tyre.

Është një reminishencë e ngjarjeve të viteve të mëparshme. Koha që ju flisni, ishte një media që nuk ka pasur financime si tani. Ish-gazetarët që ishin botues, u detyruan të shisnin aksionet. Pas vitit 2000, u futën në tregun e medias kapitalistët e vendit. Me anë të të ardhurave të bizneseve të tjera, ata mbështesnin mediat.

Xhafo: Në rastin e “Prestige Resort”, është më e lehtë për Edi Ramën që përmes arsyeve të përligjura godet mediat.

Çipa: Deontologjia na mëson se kur një subjekt bie në mënyrë të drejtpërdrejt në konflikt interesi, duhet ta delegojë në një subjekt tjetër që ka mundësinë e paanshmërisë. Channel 4 në Britani që është më i identifikuari për investigimet, e ka në kodin e vetë që të mos trajtojë çështje që i cënojnë drejtpërdrejtë televizionit konfliktin e interesit. Kauza e “Prestige Resort” ka shkaktuar jehonë të madhe në opinionin publik shqiptar.

Nëse do pretendonim që të kemi një qëndrim të ftohtë dhe korrekt, do duhej që kjo gjë të delegohej tek raportimi i kolegëve dhe i mediave që janë në pozitë tjetër. Në Shqipëri s’ndodh ky solidaritet sepse është bërë më komplekse situata. Historia e marrëdhënieve të një periudhe në flirt me pushtetet politike dhe kalimi në antagonizëm është i diskutueshëm në opinionin publik dhe impakti e lë të hapur diskutimin. Secila nga palët ka një të vërtetë që e tregton në mënyrën dhe potencën e duhur. Ne jemi në një rast të tillë, kjo është arsyeja pse është problematizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura