Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Edmond Budina në Panorama TV: Rama do ta çojë deri në fund marrëzinë e tij, kur nuk i shërben ai të vret. Të rrëzohet para 14 majit

Mar 22, 2023 | 18:32
SHPËRNDAJE

Regjisori Edmond Budina deklaroi në Panorama TV pas konfiskimit të paligjshëm që iu bë dy godinave të “Prestige Resort”, se kryeministri Edi Rama do ta çojë deri në fund marrëzinë e tij dhe nëse nuk ndalet me revolta të forta do ta vazhdojë këtë dhunë.

Budina u shpreh se kryeministri Rama njerëzit e tij të afërt i ka hedhur poshtë në momentin kur nuk i interesojnë më, ndërsa shtoi se “kur nuk i shërben ai të vret dhe nuk do të dijë për njeri”.

“Do të shkojë keq e më keq shikoni se çka bërë kudo shikoje me incneneratorët apo ata që i rrëshqasin nga dora i merr i plas në burg ai do ta çoj marrëzinë e tij deri në fund nëse nuk ndalet qoftë edhe me revolta të forta ai këtë dhunë do ta vazhdojë deri në fund është i papërmbajtshëm në këtë gjë. Për mendimin tim është si njeriu duke u mbytur dhe përpiqet që në atë moment të japë goditjen përfundimtare sepse e ndjen që kudo ka shkelur keq mbi të drejtat e qytetarëve dhe për mendimin tim ai do ta vazhdojë atë sulm te njerëzit e tij më të afërt i ka lënë i ka hedhur kur nuk i interesojnë shikoni a ka ndonjë mik nga ata që ka pasur jo nuk ka asnjë se kur nuk i shërben ai të vret nuk do të dijë për njeri.

Mund të ndalohet me një revoltë të madhe popullore edhe opozita duhet me cdo kusht që mos bindja civile të çohet deri në fund kjo të rrëzohet edhe para 14 majit se më këtë mënyrë të sulmuar të individit nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes me të, njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës dhe duhet të reagojnë në fund të fundit liria vlen shumë më tepër. Ajo pjesë e opozitës që i përket vulës se për mua është e turpshme ata i shërbejnë në mënyrë skandaloze Edi Ramës prandaj duhet reaguar të gjithë sëbashku kundër këtij rreziku të madh, të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie duhet të bëhen bllok”, tha Budina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura