Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i ‘News24’: Hakmarrje për vijën editoriale të mediave të Irfan Hysenbelliut. Skena të denja për regjime policore që kanë humbur toruan

Dec 1, 2022 | 9:47
SHPËRNDAJE

Drejtori i Informacionit të News24, Robert Rakipllari ka deklaruar në lidhje me sulmin e dytë që ka ndërmarrë Qeveria ndaj Prestige Resort në Golem se kjo është një hakmarrje për vijën editoriale të mediave që drejton Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu.

“Kjo që po ndodh sot është një lloj dënimi me vdekje për lirinë e medias dhe të shtypit”, u shpreh ndër të tjera.

Deklarata e Robert Rakipllarit:

Shumë e rëndë një akt skandaloz, nuk ka asnjë paralajmërim, asnjë shkresë asnjë dokument sic ndodh në një shtet normal ku respektohen disa procedura, cohen disa letra.

Nuk e kuptoj gjithë këtë nxitim për të sulmuar një nga resortet elitë të gjithë bregdetit të Shquipërisë.

Jam i shokuar personalisht nga gjithë ky nxitim e dhunë akte skandaloze që ndodhin ndaj një resorti me leje që ka pritur afganët. Ka shkuar vetë kryeministri aty. Një resort me leje brenda gjithë rregullave.

Qeveria pa paralajmëruar në mënyrë banditeske, largon pushuesit, kameramanët, skena të denja për regjime policore që kanë humbur cdo lloj torua e kjo ka lidhje me hakmarrje e qëndrimet editoriale të mediave. Kjo është shumë e rëndë.

Nuk e di cfarë mund të presim se me këtë qeveri e këtë kryeministër nuk dihet cfarë mund të presësh.

Kjo është paligjshmëri totale se qendra e Tiranës është e mbushur me ndërtime pa leje pafund e nuk kemi këto lloj skenash. Kur ndërtimet pa leje lulëzojnë në gjithë bregdetin e i ka lejuar vetë e ndërmerr akte gjysmë legale për të justifikuar këtë që po ndodh.

Me paligjshmëri kërkon t’u mbyllë gojën e të vendosë diktatin e vet mbi shoqërinë e ky është alarm i madh për gjithë qytetarët se kur kjo i bëhet një botuesi të rëndësishëm e pasurive të një botuesi si Irfan Hysenbelliu mendo cfarë mund të bëhet me qytetaret.

Kjo që po ndodh sot është një lloj dënimi me vdekje për lirinë e medias dhe të shtypit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura