Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Deputetja e PD: Sfidë e hapur ndaj DASH në një ditë feste. Duhet të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Mar 23, 2023 | 10:16
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka folur para nisjes së seancës së sotme parlamentare në lidhje me sulmin e qeverisë ndaj “Prestige Resort”.

Capture

Ajo u shpreh se ndërhyrja në një ditë pushim është totalisht anti ligjore ndërkohë që e konsideroi sfidë të hapur ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas Çupit, duhej pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese para ndërhyrjes nnë këtë objekt.

“Është jashtëzakonisht e papranueshme si mund të sulmohet nga muaji Dhjetor. Kemi parë shembjen e disa godinave aty. Bazuar në një vendim qeverie që ne e kemi ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të procedohet.

Është sfidë e hapur ndaj DASH. Kam pasur një bisedë me Avokatin e Popullit. Duhet të investohet që të shikojë të gjithë dokumentacionin si po cenohen të drejtat e biznesit. Kam komunikuar dje që në një ditë pushimi dhe feste zbarkohet me një veprim tipik fashist.

Si mund të sulmohet një media e lirë që denoncon në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin e kësaj qeverie. Nuk drejtohet kështu një vend demokratik. Është totalisht në cenim të gjitha parimeve për një proces të rregullt ligjor”, deklaroi deputetja e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura