Sulmi ndaj policisë së Kosovës në Ujman, reagon shefi i EULEX: Të rrezikshme dhe kriminale! Do të shtojmë patrullimet në zonë

Aug 6, 2022 | 21:38
SHPËRNDAJE

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj Policisë Kufitare të Kosovës në Liqenin e Ujmanit, këtë të enjte.

SHEFI I EULEX

Përmes një postimi në Twitter, ai nënvizon se këto sulme përveçse janë të rrezikshme, janë akte kriminale që duhet të ndërpriten menjëherë. Wigemark thekson se EULEX do të shtojë patriullimet në zonë me qëllim rritjen e sigurisë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX-i do t’i shtojë patrullimet e saj në zone”, ka shkruar Wigemark.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura