“Sulmi ndaj Policisë nuk ndodhi pa lejen e Beogradit”- Genc Pollo: Serbia e kontrollon veriun e Kosovës përmes bandave! Ndërkombëtarët kanë gabuar

Sep 25, 2023 | 22:34
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Genc Pollo është shprehur se sulmi i djeshëm i kriminelëve serb mbi Policinë e Kosovës, nuk është realizuar pa lejen e Beogradit.

1200px-Genc_Pollo-e1569348544252-570x410-1

Komentet Pollo i bëri në emisionin “Open” në News 24, ku tha se ndërkombëtarët kanë gabuar me politikën e tyre gjatë dy viteve të fundit.

Ai shtoi se prej 10 vjetësh Serbia kontrollon veriun e Kosovës përmes bandave dhe shërbimit sekret.

“Prej 10 vjetësh Serbia e kontrollon veriun e Kosovës. E kontrollon përmes bandave, kontrabandistëve dhe shërbimit sekret. Në këto rrethana kontrolli është më se e plotë dhe kjo ngjarje nuk ndodhi pa lejen e Beogradit. Duhet të diskutojmë se duke qenë se Serbia tregon se mund të kërcënojë me dhunë, edhe pse nuk është hera e parë dhe Kosova përgjigjet në mënyrë të vendosur, në çfarë raporti jemi? Shpresoj të kemi një rikalibrim të komunitetit euroatlantik. Dëshiron ta çojë Serbinë në njohjen e Kosovës dhe ta largojë nga ndikimi rus.

Këtu ka kritika për të bërë edhe nga qëndrimet e Kosovës, targat, zgjedhjet në Veri etj. Ajo që u pranua se do ketë evoluim, për njohje faktike, aty duhet të ishin përqendruar. Serbia po të ishte një shtet normal, apo gjysmë normal e bënte këtë. Presioni që ka BE-ja janë të kufizuara dhe do jenë më shumë. Ndërkombëtarët kanë gabuar me politikën e dy viteve të fundit dhe me qëndrime parimore. Serbia ka çuar tanket në kufi dhe nuk ka një dënim…. Iluzioni që ‘Vuçiç do zbatojë planin franko-gjerman, e premton gojarisht, por jo faktikisht’”, u shpreh Pollo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura