Sulmi ndaj Gjokës/ Bashkia dhe Vllaznia: Goditje e qëllimshme, dikush/disa duan të dëmtojnë klubin

Feb 22, 2018 | 18:40
SHPËRNDAJE

Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia kane reaguar pas ngjarjes se rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka.

vLLAZNIA-470x312

DEKLARATE PER SHTYP

Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia jane njohur me ngjarjen e rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka.

Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe te Klubit, kane komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter.

Sakaq, edhe Astrit gjyrezi administrator i Vllaznise ka reaguar per ngjarjen duke thene:

Ngjarje shume e rende qe nuk eshte ne sherbim te futbollit. Trajneri Gjoka eshte sulmuar. Ne dhe cdo shkodran besoj e denon kete ngjarje te rende. Nuk i di me shume detajet sepse ende skam folur aq shume me trajnerin. Nuk e dime se nga ka ardhur por besoj qe tekniku Gjoka nese e di do ta thote. Jemi para nje ndeshje te veshtire dhe shpresoj qe kjo te na jape.me shume force per rezultatin. Ndjehemi te gjithe shume keq.

Erjon Vucaj futbollist i Vllaznise: Jemi te tronditur nga cfare ka ndodhur. Eshte nje ngjarje shume e rende. Na ka turperuar ne dhe te gjithe Shkodren. Si mund te luajme futboll keshtu. Deri kur duhet te vaazhdoje ne kete menyre. Nuk e dime se kush e ka bere por kushdo qe te jete eshte nje turp. E kemi perjetuar keq. Ishte Gilman Lika afer dhe disa njerez qe qelluan qe e shpetuan. Nuk e dime ku ta kemi me pare mendjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura