Sulmi ndaj gazetares, reagon Kryeprokurorja Arta Marku: Hetim transparent për të venë përpara drejtësisë autorët

Aug 30, 2018 | 19:57
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

ARTA MARKU

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit”, thuhet në një reagim të Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, mbyllet reagimi.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Në drejtim të banesës së prindërve të gazetares në Tiranë u qëllua me armë zjarri ndaj rreth orës 3. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autorët e krimit janë ende të paidentifikuar nga policia, që njoftoi se po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sulmi me armë solli reagime të shumta, që nga kolegët e gazetares e deri figurat e institucionet kryesore të politikbërjes në vend. Vetë Klodiana Lala, në një reagim, tha se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të punës së saj si gazetare.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura