Sulmi ndaj autobusit në Kosovë, flet i mbijetuari që pa tmerrin me sy: Na doli përpara një person i maskuar me kallash dhe…

Nov 27, 2021 | 9:03
SHPËRNDAJE

Mediat kosovare kanë publikuar dëshminë e një prej personave të mbijetuar të autobusit që u qëllua me kallashnikov në Gllogjan të Deçanit.

Sipas dëshmitarit, e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe ai mundi të shihte një person që doli përpara autobusit dhe që filloi të qëllonte me breshëri, duke lënë të vdekur dy nxënësit që shihni në foton e mësipërme si dhe shoferin e autobusit.

“Ishim duke ikur me autobus. Edhe na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajtur drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura