Sulmi ndaj autobusit me nxënës, rritet në 50 numri i viktimave

Aug 9, 2018 | 22:24
SHPËRNDAJE

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Jemen.

Të paktën 50 persona humbën jetën, ndërsa 77 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi ajror kundër një autobusi në Jemen, njoftoi sot Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

jemeni

Trupat e 30 të vdekurve dhe 48 të plagosur, kryesisht fëmijë, janë dërguar në një spital vendas të mbështetur nga Kryqi i Kuq, shtoi organizata humanitare përmes një publikimi në Tëiter, duke cituar një zyrtar vendas.

Sulmi ajror u krye nga avionët e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite në provincën Saada, në veri të Jemenit, pretenduan rebelët Houthi, të cilët luftojnë kundër koalicionit.

Shumica e të vrarëve ishin fëmijë nën 15 vjeç, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, që kontrollohet nga grupi rebel.

Banorët vendas deklaruan se autobusi transportonte nxënës, të cilët po shkonin në një shkollë verore kur u goditën nga një raketë në Dahyan, një bastion i rebelëve pranë kufirit saudit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura