Sulmi ndaj ambasadës në Malin e Zi, Tritan Shehu: Në rrezik i gjithë rajoni

Feb 22, 2018 | 15:57
SHPËRNDAJE

Pas sulmit në Ambasadën e Malit të Zi, i quajtur terrorist ka reaguar dhe nën kryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se është një akt i rëndë kriminal, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për rajonin.

ambasada

“Gjendja behet me e rrezikeshme edhe per faktin e forcimit te grupeve kriminale, e nderlidhur kjo me  kultivimin masiv te kanabisit, trafiqet te kokaines, heroines e armeve, qe tashme kane marre dimensione te medha e kane krijuar struktura te verteta ne hapesirat tona”, shkruan ndër të tjera Tritan Shehu.

Postim i plotë

Akti terrorist kunder Ambasades se SHBA ne Mal te Zi eshte nje akt shume i rende kriminal dhe tejet i rrezikshem jo vetem ndaj perfaqesise se atij vendi, por edhe per neve e per Rajonin ne terresi.

Ai akt tregon se elemetet terroriste jane aktive ne vendet e Rajonit tone, te lidhura keto me mbeturinat e ISIS, apo te tjere.

Gjendja behet me e rrezikeshme edhe per faktin e forcimit te grupeve kriminale, e nderlidhur kjo me  kultivimin masiv te kanabisit, trafiqet te kokaines, heroines e armeve, qe tashme kane marre dimensione te medha e kane krijuar struktura te verteta ne hapesirat tona.

Po keshtu kthimi nga vendet e luftimeve te Lindjes te ish militanteve radikale te perfshire ne krimet e atyshme, shton me tej rreziqet.

Pa dyshim ne kete kontekst vendi yne eshte tejet i rrezikuar, ashtu sic parashikohej qe kur keto aktivitete kriminale moren zhvillim galopant pak vite me pare.

Dekriminalizimi i institucioneve pergjegjese, pregatitja bashkekohore e tyre, bashkepunimi i ngushte me strukturat perkatese te vendeve partnere, vecanerisht brenda NATO-s, merr nje rendesi te vecante per te perballuar e shkaterruar kete agresion, jo vetem ky ndaj Partnerit tone strategjik gjeopolitik, por dhe ndaj demokracise, vlerave e te ardhmes tone ne pergjithesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura