Sulmi me tre të vdekur në Kosovë/ Reagon Kryeprokurori: Ngjarja në hetim! Ja thirrja për qytetarët

Nov 26, 2021 | 23:52
SHPËRNDAJE

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për rastin e vrasjes së tre personave në Gllogjan të Deçanit të premten në mbrëmje, të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë.

sulmi ne kosove

Si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të një autobusi tre persona kanë humbur jetën. Ka vdekur shoferi dhe dy të rinj pasagjerë.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit. Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Kryeprokurorit të shtetit, raporton Koha.

© Panorama.al

Te lidhura