Sulmi me thikë në xhami/ Kush janë 5 të plagosurit te Rruga e Kavajës, ja si paraqitet gjendja e tyre (EMRAT)

Apr 19, 2021 | 15:49
SHPËRNDAJE

Zbardhen identitetet e 5 personave që mbetën sot të plagosur pas sulmit me thikë që ndodhi në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës.

Gazetarja e “Panoramës” Etleva Delia raporton se të plagosurit janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Burime nga Spitali Ushtarak konifrmojnë për “Panoramën” se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Rreth orës 14:30 një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, është futur në ambientet e xhamisë duke plagosur me thikë 5 persona. Mbeten ende të paqarta rrethanat se si është futur agresori në objektin e kultit.

Imami Ahmed Kalaja u shpreh se ai ka qëlluar jo vetëm mbi besimtarët që ndodheshin në rrugë, por edhe kalimtarë të rastit. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një person me probleme mendore, apo nëse pas ngjarjes fshihen arsye të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura