Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë, 10 viktima! Publikohen pamjet nga godina në flakë (VIDEO)

Jun 27, 2022 | 20:34
SHPËRNDAJE

Autoritetet lokale të zonës së Kremenchuk kanë raportuar se 10 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sulmi me raketa në qendrën tregtare.

raketa

Sipas tyre, numri i viktimave pritet të rritet pasi raportojnë se brenda godinës kishte mbi 1000 persona.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga qendra tregtare e cila ka shpërthyer në flakë teksa qytetarët vrapojnë për t’u larguar.

 

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar OKB e cila e konsideron një akt të tmerrshëm. “Çdo strukturë civile, ku përfshihen dhe qendrat tregtare, nuk duhet të shënjestrohen nga sulmet e Rusisë” – tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Duarric.  

Këtë sulm e ka dënuar dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

“NJë sulm i tillë tregon edhe njëherë mizorinë dhe barbarizmat e Rusisë në Ukrainë” – tha Johnson.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura