“Sulmi” me makinë të blinduar ndaj policisë, Haki Çako mbledhje urgjente në Elbasan

Sep 21, 2017 | 20:56
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes së makinën së zv/drejtorit të  policisë në Elbasan, nga një makinë luksoze e cila u fol se ishte e biznesmentit të Petrit Cela, Drejtori i Policisë Haki Çako ka shkuar për një takim në Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti.

cakoo

Fill pas kësaj ngjarje, policia arrestoi shtetasit Ledio Zabeli, 26 vjeç dhe Kelmend Xhaferri, 35 vjeç, ku ky i fundit drejtonte mjetin që u ndalua fillimisht për kontroll, ndërsa Zabeli ishte pasagjer. Më pas policia prangosi edhe rojën e tregut agro-ushqimor Valmir Dedja, i cili pengoi oficerët e policisë për të ushtruar kontroll.

Për “Audin” e blinduar u raportua se ishte në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, ndërsa në momentin e ngjarjes drejtohej nga djali i tij. Ndërkaq, dje biznesmeni Çela mohoi të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se nuk është në kërkim por se është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura