Sulmi me gurë ndaj Qendrës Shëndetësore, Balla: Lulzim Basha s’paska turp! Politikanët e së keqes frymëzuan dhunën ndaj bluzave të bardha

Nov 21, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ishte sot në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Mbretit në Elbasan, ku godina e së cilës është goditur me gurë nga persona ende të paidentifikuar.

Por për Taulant Ballën, shkaktar për këtë sulm është politika, madje ka thënë se Lulzim Basha ka frymëzuar sulmet ndaj bluzave të bardha.

“Sot është sulmuar me gurë Qendra e re Shëndetësore në Fushë-Mbret në Elbasan. Keqardhje se si politikanët e së keqes po frymëzojnë një klimë  negative ndaj bluzave të bardha.

Lulezim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufinj moralë.

Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermeieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet.

Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë”, thekson Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura