Sulmi me blind/ Si u justifikua Bekteshi në gjyq: Mund të mos isha gjallë, ja çfarë ndodhi në Elbasan

Oct 7, 2017 | 21:31
SHPËRNDAJE
Gjykata ka lene ne “arrest me burg”, Enea Bekteshin, nje nga te arrestuarit per perplasjen me policine ne Elbasan. Trupi gjykues ka cmuar se ai duhet te rrije ne burg nderkohe qe vijojne hetimet. Para kesaj, i arrestuari në Elbasan për përplasjen e makinës së policisë me një “Audi” të blinduar, ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues.
Enea-Bekteshi
“Kam qene unë shoferi i “Audit A8”, por nuk kisha qellim qe godisja mjetin e policise…”- ka thene ai.
Bekteshi ka pranuar se eshte perdorues droge dhe ka thene se lenda narkotike qe u gjet ne makine eshte ajo qe e perdorte.
Ai ka treguar me tej se u tremb nga te shtenat me arme, ndaj nuk ndaloi, nderkohe qe ka thene se makinat e policise ishin pa shenja dalluese dhe policet ishin pa uniforma.
‘Isha nën efektin e alkolit dhe kanabisit. Dëgjova të shtëna kur isha në makinë, i pashë nga xhami dhe doja te hyja ne treg. Nuk e kuptova që ajo që godita ishte makinë e policisë. U tremba nga të shtënat, doja vetëm të largohesha. Për pak gjë edhe mund të mos isha gjallë”,  ka thene ai, raporton “News 24”.
Por kunder deshmise se tij ka dale prokuroria, e cila pretendon se “shenjat e Bekteshit jane gjetur në xhamin e pasagjerit të Audit”.
***
Enea Bekteshi, i arrestuar pasditen e së mërkurës në Cërrik, dyshohet të jetë personi që dyshohet se drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, në incidentin e 18 shtatorit. Bekteshi u arrestua gjatë një operacioni të Forcave Operacionale në banesën e kunatit të tij, Aleks Pupuleku, në Cërrik.
Pasi është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ai është marrë në pyetje paraprakisht nga oficerët e Policisë Gjyqësore, por ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen. Bekteshi ka thënë se do flasë vetëm në prezencën e avokatit.
Por edhe të enjten, gjatë pyetjes nga prokurori, në prezencën e avokatit të tij, 31-vjeçari nuk ka dëshmuar asgjë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se do flasë në një moment të dytë.
IDENTIFIKIMI
Enea Bekteshi dyshohet se është personi që drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan. Provat që Policia analizoi për identifikimin e autorit kanë qenë disa gjurmë gishtash në timonin e makinës së sulmit, një shishe me ujë dhe një puro e fikur.
Ndonëse dy prej provave janë ende në proces analizimi, gjurmët e gishtave kanë qenë ato që identifikuan Enea Bekteshin si autor të dyshuar të sulmit te tregu agroushqimor. Burimet thanë se deri tani janë ekzaminuar vetëm gjurmët e gishtave, të cilat përputhen me ato të 31- vjeçarit Bekteshi.
Ndërsa pritet edhe ekzaminimi i ADN-së në shishen e ujit dhe në puron që u gjet në makinë. Pavarësisht se dëshmitarët nuk kanë arritur ta fiksojnë personin që drejtonte makinën e blinduar që goditi mjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, tashmë provat shkencore e bëjnë atë përgjegjës direkt të këtij sulmi. “Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura