Sulmi me armë në Mynih, shkon në katër numri i viktimave shqiptarë

Jul 24, 2016 | 18:13
SHPËRNDAJE

Sulmet e së enjtes në Munih kanë prekur edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës. Agjencia  e lajmeve “Presheva jone” ka mësuar se në mesin e nënte viktimave katër janë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva. Mësohet se viktima nga Presheva është një 14 vjeçar.

auto_macddddd1469354780

Gjashte persona  nga Lugina e Preshevës janë te zhdukur qe nga dita e sulmeve ne Mynih. Ata për dy dite ishin te strehuar afër MacDonaldit.

Katër prej tyre janë identifikuar dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj i Preshevës, ndërsa një person nga Bujanoca  me nipin e tij ende nuk janë identifikuar por njihen ende si te zhdukur.

Një tjetër shqiptare në mesin e të plagosurve në Munih

Një tjetër shqiptare nga Kosova mësohet se është në mesin e të plagosurve nga masakra e Mynihut. Ajo është 44-vjeçarja Lumnije Azemi.

Siç raporton Klan Kosova, lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo e fundit ka njoftuar zyrtarisht se tre prej të vrarëve në Mynih janë edhe kosovarët Armela Segashi, Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabina Sulaj e cila është në identifikim e sipër, ndërsa Lumnije Azemi është e plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura