Sulmi me armë ndaj autobusit të nxënësve/ Flet Drejtori i Policisë së Kosovës: Po hetojmë në 2-3 pista. Është herët të themi se…

Nov 27, 2021 | 8:36
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një prononcim të dhënë në lidhje me sulmin me armë ndaj autobusit të nxënësve në Gllogan të Deçanit, deklaroi se po hetohen 2-3 pista në lidhje me këtë ngjarjen të rëndë.

mehmeti

Mehmeti, duke mos dhënë shumë detaje për arsye hetimore, bëri me dije se ka dyshime që në ngjarje të jetë përfshirë një person i vetëm, i cili i maskuar ka hapur zjarr ndaj autobusit duke lënë 2 nxënës të vdekur si dhe shoferin e mjetit.

“Hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. Të gjitha njësitet relevante janë këtu duke kryer hetimet. Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti nga Gllogjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura