Sulmi me armë ndaj autobusit me nxënës, publikohen emrat e 3 viktimave. Ja pamjet kur të plagosurit mbërrijnë në spital

Nov 26, 2021 | 20:55
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje Kosovën, ku persona të maskuar, ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një autobus që po transportonte nxënës. 

 

Sulmi ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit ku si pasojë, raportohet se kanë humbur jetën tre persona, shoferi dhe dy nxënës, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Sipas mediave në Kosovë, viktimat janë Gani Gjokaj, shoferi i autobusit dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet, kur personat e plagosur mbërrijnë në spital.

Deri tani nuk dihen rrethanat, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura