Sulmi me armë drejt Top Channel me një viktimë/ Deputeti i PD: Siguria publike në ditët më të errëta, ngjarja ka rrëzuar shtetin

Mar 27, 2023 | 9:25
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel dhe për pasojë humbi jetën roja që punonte aty, 60 vjeçar.

“Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetëvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizjonin ” Top Channel” është e tmerrëshme dhe ka rrëzuar shtetin”, shkruan deputeti në postimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë: 

Siguria publike ne ditët më të errëta

Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetëvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizjonin ” Top Channel” është e tmerrëshme dhe ka rrëzuar shtetin.

E para breshëria e armës automatik drejt “Top Channel” i mori jetën një 60 vjeçari që qëndronte aty për të siguruar jetesën.

?E dyta, sulmi me armë zjarri ndaj një media kombëtare është një presion i pastër ndaj fjalës së lirë.

Kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë.

Inkurajojë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen dhe të japin dënimin maksimal për autorët e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura