Sulmi kibernetik mbi e-Albania shtyn afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. Ja njoftimi që bën ministrja e Financave

Jul 25, 2022 | 11:11
SHPËRNDAJE

Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njofton se ky vendim u morr për shkak të sulmit kibernetik mbi e Albania.

Afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

296012761_463188992481071_7244271246980735391_n

Njoftimi nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj:

?Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.

Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura