Sulmi i Ramës ndaj opozitës, reagon Paloka: Kur të gjithë prisnin arrestimin e Tahirit, kryeministri…

Apr 28, 2018 | 15:12
SHPËRNDAJE

Nenkryetari i PD-se, Edi Paloka ka reaguar pas fjales se gjate te mbajtur nga kryeministri Rama sot ne Asamblene e PS-se, ku mes te tjerash nuk kurseu akuzat ndaj opozites.

Edi-Paloka

“Kur te gjithe prisnin qe me kthimin nga Gjermania, Rama te hapte rruge e te lejonte arrestimin e Saimir Tahirit per t’i hapur keshtu rrugen Shqiperise per ne Europe, ai beri te kunderten”- shkruan Paloka ne reagimin e tij ne FB.

Reagimi i Palokes 

Mbasi harxhoi gjithe javen duke share dhe sulmuar politikanet gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanet shqiptare si ekstremiste qe mund te shperthejne, Edi Rama e mbylli javen duke sulmuar sot per dy ore opoziten.

Kur te gjithe prisnin qe me kthimin nga Gjermania, Rama te hapte rruge e te lejonte arrestimin e Saimir Tahirit per t’i hapur keshtu rrugen Shqiperise per ne Europe, ai beri te kunderten. Rama tregoi se pranon te ndeshkohet Shqiperia, por kurre Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe eshte e thjeshte madje e thene dhe me gojen e Tahirit: Parate e droges nuk jane vetem ne xhepat e Tahirit por edhe ne ata te Rames.

Cfare tha Rama per opoziten 

“S’kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën më të vështirë. Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt por fizikisht, është një hata e madhe përsa i përket nevojës që ka cdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt. Një opozitë që shkon në parlament si në tapet mundje, është një hata e madhe. Ne gjendemi në kushtet që duhet të përfshihemi në një sport, që nuk ka lidhje me politikën por as me sportet. “- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura