Sulmi i Qeverisë ndaj Prestige Resort në ditë pushimi zyrtar/ Avokati Saimir Kumrija në Panorama TV: Duhet të ishte pritur detyrimisht vendimi i gjykatës, step investitorët e huaj

Mar 25, 2023 | 13:32
SHPËRNDAJE

Avokati Saimir Kumrija në një intervistë me “Skype” për Panorama TV, ka theksuar se qeveria shqiptare do duhet të priste detyrimisht vendimin e gjykatës para se të vepronte me sulmin e saj ndaj Prestige Resort, ku ka sekuestruar në mënyrë të paligjshme dy godinat në Golem, në një ditë pushimi zyrtar.

Këto shfaqje, tha avokati ndikojnë edhe tek investitorët e huaj që mendohen disa herë para se të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.

“Jo vetëm në Shqipëri por në cdo shtet evropian kur një turistm investitor i huaj ndjek politikën e brendshme e sheh që në mënyrë konstante mund të ketë qasje jo pozitive ndaj investitorëve e vlerësojnë 2-3 herë para se të vijnë. Në rastin konkret gjykoj e besoj se do duhet të ishte pritur detyrimisht vendimi i gjykatës para se të merreshin vendime
se në një shtet të së drejtës është e drejta që vendos e ndjek hapat e procedurat ligjore për të arritur në vendimin qoftë për sekuestrimin qoftë për mos sekuestrimin”.

Duke iu referuar dhe shembullit që ndiqet për këto çështje në Britani të Madhe, avokati theksoi se në rastin e sulmit ndaj Prestige Resort “do duhet të pritej një vendim gjykate para se të bëhet cdo sekuestrim”.

Avokati Kumrija ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Britani të Madhe, duke nënvizuar se një nga gjërat që duhet të arrijë qeveria shqiptare në negociata në Londër, do ishte dhe rritja e kuotave për vizat e punës nga Shqipëria drejt Britanisë.

Sipas avokatit, vizita e kryeministrit Rama duhet të ishte realizuar shumë muaj me parë për shkak të trajtimit të emigrantëve ilegalë shqiptarë që “s’ka qenë aspak i drejtë dhe i barabartë”.

“Sic kemi vënë re në deklaratat e ministres britanike shqiptarët kanë qenë të etiketuar si problemi i emigracionit në MB dhe i kanë etiketuar si emigrantët ilegalë që e realizojnë vetëm vepra kriminale, por kjo nuk është e vërtetë aspak e për këtë jemi të gjithë të indinjuar. Nga vizita e Ramës me siguri atë që presin të gjithë të shohin ndryshimin e qasjes sa i përket trajtimit të dosjeve të emigrantëve ilegale. S’po kërkojmë trajtim të privilegjuar por si cdo emigrant tjetër ilegal në MB. Tjetër arritje që pritet do ishte rritja e kuotave për vizat e punës nga Shqipëria në MB, të rinjtë kusho të marrë një rrugëtim për trajtim profesion të ndjekë një proces ligjor për të arritur në MB”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura