Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në ‘Prestige Resort’, forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë forcat xhenio

Dec 2, 2022 | 7:39
SHPËRNDAJE

Sot është dita e dytë e aksionit të paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort. Drejtuesit e resortit kanë thënë që prej ditës së djeshme se janë gjendur të papërgatitur dhe të pa paralajmëruar me asnjë shkresë zyrtare mbi veprimet e paligjshme që policia e IKMT ka kryer.

Siç raporton gazetari Osman Stafa, sot fadromat qendrojnë disa metra larg resortit dhe aty gjenden forca të shumta të policisë së Shtetit.

Godina e hotelit është marrë në kontroll total e ruhet nga forcat e policisë që prej ditës së enjte.

Forcat e xhenios kanë hyrë mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 në perimetrin e vendosur nga policia shumë larg resortit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura