Sulmet ruse/ Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë rreziqe të mëdha nga centrali bërthamor

Aug 9, 2022 | 21:42
SHPËRNDAJE

Kreu i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës ka paralajmëruar për rreziqet e larta të bombardimeve në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias të pushtuar nga Rusia dhe tha se është jetike që Kievi të rimarrë kontrollin mbi objektin në kohë për dimër.

termocentrali-2-750x375

Shefi i Energoatom, Petro Kotin, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmet ruse të javës së kaluar kishin dëmtuar tre linja që lidhin uzinën e Zaporizhzhias me rrjetin ukrainas dhe se Rusia kërkon të lidhë objektin me rrjetin e saj.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmet ndaj centralit të madh bërthamor – më i madhi në Evropë – që shtrihet në territorin e kontrolluar nga Rusia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura