Sulmet në Londër, Trump zotohet se do ta mbështesë Britaninë

Jun 4, 2017 | 10:10
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump i mëshoi të ashtuquajturit “ndalim i hyrjeve në SHBA” të shtunën, pas sulmeve terroriste në Londër ndërkohë që u zotua të mbështeste Britaninë.

trump

Pa iu referuar në mënyrë eksplicite Londrës, Trump shkroi në profilin e tij personal në Twitter: “Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Ne kemi nevoja që gjykatat të na kthejnë mbrapsht të drejtat tona. Ne kemi nevojë për Ndalimin e Hyrjeve si një masë plus për sigurinë.

Tetë minuta më vonë ai shkroi sërish: “Megjithatë, çfarëdo që SHBA mund të bëjë për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe, ne do të jemi atje. Ne jemi me ju, Zoti ju bekoftë.”

Por Cecilia Wang, zëvëndësdrejtore e Unionit për Liritë Civile në Amerikë e akuzoi me shpejtësi Trump për shfrytëzimin e situatës: “Ne duhet të zemërohemi kur Presidenti shfrytëzon një krim të tmerrshëm e të dhunshëm për të nxitur politikën e tij diskriminuese dhe të paligjshme,” ka shkruar ajo në TWitter.

Edhe Sekretarja e Shtetit të Kentaki, Alison Grimes, një demokrate, tha se Trump ishte duke nxitur frikë dhe urrejtje me reagimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura