Sulmet ndaj Diana Çulit, Dritan Hila i kthehet Agron Tufës: Pjesë e kulturës për plehra

Mar 16, 2017 | 19:28
SHPËRNDAJE

Gazetari Dritan Hila ka marrë në mbrojtje shkrimtaren Diana Çuli, e cila është vënnë në shënjestër të sulmeve kohët e fundit nga shkrimtari Agron Tufa.

Dritan Hila
Dritan Hila

Në një status në “Facebook”, Hila e ka cilësuar Agron Tufën si pjesë e kulturës për plehra (trash-culture).

Hila shkruan se Agron Tufa kërkon që të bëhet pjesë e tregut mediatik me idetë për ndalimin e filmave të periudhës së regjimit komunist.

STATUSI

Pas sulmit ndaj Diana Çulit, Agron Tufa ka hedhur idene e rishikimit te filmave te bera ne kohen e komunizmit. Madje me te po merret ta sqaroje edhe Pirro Milkani tek “Pasdite”.

Personalisht mendoj se kjo eshte nje tentative e tij per te qene pjese e tregut mediatik. Por eshte edhe shenje e degradimit te standarteve te mediave tona te cilat i japin ze “trash cultur”-es (kulture per plehra), pjese e te ciles eshte edhe Tufa. Sepse kemi trash-letersi, trash-muzik, trash-media dhe natyrisht trash-kritike.

Nese bota do ti hynte seleksionimit te kultures sipas standarteve ideologjike atehere do te mbesnim me fare pak fashikuj neper biblioteka.

Ndersa Shqiperia, per vete shkaqet historike, do te mbetej pa korpusin me te madh letrar, muzikor dhe fare pa kinematografi. Atehere vertete do shkelqente romani “Tenxherja” i Tufes. Por edhe demenca jone kombetare.

Po iki se duhet te pyes Petrit Vasilin, tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura