Sulmet e treshes perëndimore mbi Rusinë, Theresa May: Ja pse e bëmë

Apr 16, 2018 | 17:43
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May i është drejtuar parlamentit britanik me arsyetimin se vendimi për sulmet ajrore kundër Sirisë nga Britania dhe aleatët e saj ishin “moralisht dhe ligjërisht të drejta”.

Kryeministrja po u drejtohet deputetëve dy ditë pasi ndodhën sulmet në Siri.

MAY TERESA SIRI

Operacioni ushtarak i treshes perëndimore erdhi pas akuzave për një sulm kimik në qytetin e Doumës.

May i tha parlamentit se Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të vepronte përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS të OKB-së) duke thënë se Rusia do të përdorte fuqinë e saj në OKB për të “vënë veton në politikën tonë të jashtme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura