Sulm terrorist në një kishë, raportohet për 7 viktima dhe 25 të plagosur

Dec 17, 2017 | 13:08
SHPËRNDAJE

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur ditën e sotme në një kishë në Pakistan.

Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi në një kishë në provincën Kueta ka mbetur të paktën 7 persona të vrarë dhe 25 të plagosur.

pakistan-1-650x358

Sipas ministrisë së Brendëshme një agresor hodhi veten në erë brenda kishës, një tjetër është vrarë. Ndërsa 2 të tjera janë arratisur.

 

Forcat e sigurisë njoftuan se gjatë sulmit ishin të pranishëm të paktën 400 persona brenda godinës fetare. Terroristët kanë tentuar që të mbanin pengje brenda kishës, por nuk ia kanë dalë. Për momentin asnjë grupim terrorist nuk ka marrë përsipër sulmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura