Sulm terrorist në Kabul, 29 të vdekur dhe 52 të plagosur

Mar 21, 2018 | 13:30
SHPËRNDAJE

Të paktën 29 persona mbetën të vrarë dhe 52 të tjerë të plagosur nga një sulm terrorist me bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sipas mediave lokale, terroristi kishte sulmuar turmën me qindra persona, të cilët kishin dalë të festonin fillimin e Nevruzit, festivalin e Vitit të Ri.

sulmi ne kabul

Shumë prej personave në turmë ishin të komunitetit Shia, ndërsa raportimet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet, njofton BBC.

Shteti Islamik ka pranuar aktin terrorist ku dhe janë rritur sulmet e kryera ndaj komunitetit Shia.

Sipas dëshmitarëve, terroristi është afruar në këmbë pranë turmës dhe pasi është pikasur nga policia, ka shpërthyer bombën duke vrarë të paktën 29 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura