Sulm me të paktën 19 të vdekur në Japoni, autori dorëzohet në polici

Jul 26, 2016 | 0:01
SHPËRNDAJE

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pasi një person me thikë sulmoi një qendër për njerëzit me aftësi të kufizuara në periferit të Tokios, në Japoni.3696610A00000578-3707721-image-a-38_1469483228713

Mediat japoneze raportojnë se stafi i telefonoi policisë rreth orës 02:30 me orën lokale se një person me thikë ndodhej në ndërtesë.

Së paku 45 persona të tjerë raportohet se janë plagosur nga i njejti sulmues, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Policia në Sagamihara, në prefekturën Kanagawa, e ka arrestuar të dyshuarin, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, pasi ai është dorëzuar vet.

Ndërsa “japantimes.com” shkruan se personi i dyshuar si autor i sulmit i ka thënë policisë se ai ka punuar në këtë qendër.

Numri i viktimave mund të rritet raportojnë mediat japoneze, ndërsa zyrtarët e vendit thonë se të paktën 19 veta nuk kanë treguar shenja jete.

Qendra në fjalë ofron qëndrim dhe kujdes brenda hapësirës së vet për persona me aftësi të kufizuara, ndërsa objekti e ka edhe një pishinë, hapësirë për ushtrime fizike dhe një klinikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura