Sulm me bombë në stacionin e metrosë në Stamboll

Dec 1, 2015 | 16:58
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 16:45 në Stamboll, në një stacion metroje. Nga shpërthimi ka mbetur një person i vdekur dhe 5 të tjerë të plagosur.

Treni-Turqi
Foto nga vendngjarja

Shpërthimi ndodhi në Bayrampasa të Stambollit dhe kreu i kësaj njësie deklaroi se shpërthimi erdhi nga një bombë e vendosur në stacion.

Më herët u tha se shpërthimi kishte ndodhur nga një transformator. Por tashmë është zyrtare që kemi të bëjmë me një sulm me eksploziv.

Bomba ishte vendosur në një mbikalim në stacionin e metrosë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë.

Të gjitha linjat e metrosë në atë rajon janë mbyllur tashmë. Policia ka nisur hetimet. Deri tani nuk ka një dalje për mediat të zyrtarëve turq dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura