Sulm me blind ndaj makinës së Policisë, Çako zbulon të vërtetën e ‘barrikadës së krimit’

Sep 21, 2017 | 21:15
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, në prononcim për mediat për operacionin sot në Elbasan dhe për vijimin e operacionit “Vjeshtë 2017”, ka folur lidhur me identifikimin e personit që goditi makinën e policisë me një makinë të blindurar tre ditë më parë dhe se po vazhdon hetimi intensivisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai kërkoi bashkëpunimin edhe të prokurorisë dhe gjykatës së Elbasanit.

blindat

“Personi që goditi makinë e policisë është identifikuar. Të gjitha veprimtaritë hetimore dhe procedurale janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të gjykatave dhe të gjithë sistemit të drejtësisë duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme ndaj krimit”,- u shpreh Çako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura