Sulm me armë në resortin luksoz në Filipine, 36 të vdekur

Jun 2, 2017 | 10:13
SHPËRNDAJE

Një sulm me armë ka ndodhur natën e sotme në kompleksin më luksoz në Manila të Filipineve, duke lënë të paktën 36 të vdekur.

Mësohet se një person i vetëm ka hyrë në kompleksin e kazinove dhe ka hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Deri tani janë gjetur 36 trupa njerëzish të vdekur ku pritet që numri të rritet. Mediat thonë se edhe agresori është mes të vrarëve, pasi u vetëdogj pas sulmit.

Në fillim ngjarja u lidh me ISIS-in, por tani duket se ka qenë një sulm pa prapavijë fetare.

4104650300000578-4563736-image-m-28_1496381690058

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura