Sulm me armë dhe homofobi, Nejmar rrezikon dënimin e rëndë nga autoritetet braziliane

May 15, 2021 | 14:33
SHPËRNDAJE

Nejmar është në telashe të mëdha, teksa po akuzohet për planifikimin e një sulmi të armatosur. Akuza vjen nga zëvendësi i deputetit të shtetit, Agripinjo Magalhaes.

nejmar 3

Aktivisti i komunitetit LGBTQI, i cili ngriti një padi nga Gjykata në Sao Paulo kundër lojtarit të PSG-së dhe ekipit kombëtar brazilian pasi denoncoi praktikat e pretenduara të homofobisë së sulmuesit 29-vjeçar.

Në procesin gjyqësor citohet edhe Davi de Paiva Kosta Tangerina, avokati i lojtarit, i akuzuar për bërjen e kërcënimeve me vdekje ndaj Agripinjo. Aktivisti kërkon që Nejmar të dënohet dhe gjithashtu kërkon kompensim për dëmet morale në shumën prej 1 milionë dollarësh.

Agripinjo Magalhaes gjithashtu thotë në proces gjyqësor se ai ka marrë kërcënime të vazhdueshme me vdekje dhe se celulari i tij ishte vjedhur me urdhër të avokatit dhe lojtarit brazilian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/