Sulm i armatosur në godinën e guvernatorit në Irak

Jul 23, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Tre persona kryen një sulm të armatosur në godinën ku ndodhet kabineti i guvernatorit në Erbil të Irakut.

thumbs_b_c_c83617d424cfc33a37f5e6ff712de987

Të tre sulmuesit që sot në mëngjes kryen sulmin në godinën e guvernatorit në Erbil, Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut u arrestuan, ndërsa është shpëtuar edhe punonjësi që ishte marrë peng, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së nga Erbili lajmëroi se ka përfunduar përleshja në godinë, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë vendosur kontroll mbi zonën e lartpërmendur.

Tre sulmues sot në mëngjes kryen sulm të armatosur në godinën që gjendet kabineti i guvernatorit. Njëri nga sulmuesit aktivizoi mjetin shpërthyes që mbante në vete, ndërsa tjetrin e neutralizuan pjesëtarët e forcave të sigurisë. Gjatë përleshjes mbeti i plagosur një polic.

Dyshohet se sulmin e ka planifikuar organizata terroriste DEASH (ISIS).

Gjatë një sulmi tjetër me bombë të cilin pjesëtarët e DEASH-it e kryen më 19 nëntor të vitit 2014 ndaj kabinetit të guvernatorit, u vranë pesë persona.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura