Sulm drejtorit të Krimeve Ekonomike, Prokurorja pendohet për hetimin

Feb 21, 2018 | 8:41
SHPËRNDAJE

Pa kaluar as 24 orë qe kur Prokuroria e Prishtinës e kishte cilësuar si të dyshuar për sulm fizik drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, ky institucion ishte bërë pishman, shkruan sot Koha Ditore.

kosov

Një ditë pas ndërrimit të cilësimit nga dëshmitar në të dyshuar, prokurorja e rastit, Rukije Shasivari, kishte thënë se “ka qenë e ndikuar” për ta cilësuar si të dyshuar, pasi që ajo nuk ishte e sigurt nëse Sahiti ishte përfshirë në rrahjen e drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.

Videoja nga kjo rrahje është bërë publike. Aty shihet qartë forca që e kishte përdorur Sahiti. Por në shkresën e Prokurorisë së Shtetit, të cilën e ka gazeta, prokurorja ka deklaruar se “nuk është e sigurt nëse Sahiti është i dyshuar”.

Një shkresë e tillë e ka pasivizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të marrë masa ndaj Sahitit. Edhe pse ligjërisht IPK-ja nuk është e obliguar të marrë autorizime nga Prokuroria për të rekomanduar masa ndaj një zyrtari policor, ushtruesja e detyrës se IPK-së, Miradije Kelmendi, nuk i ka zbatuar kompetencat e saj ligjore duke u bazuar në dyshimet e prokurores.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura