Sulm ajror në kampin sirian pranë kufirit turk, dhjetëra të vdekur

May 5, 2016 | 19:47
SHPËRNDAJE

Me dhjetëra persona kanë vdekur në një kapm refugjatësh në kufirin siriano-turk, si pasojë e një sulmi ajror.

SulmiImazhet në rrjetet sociale tregojnë tenda të shkatërruara në kampin e Al-Camouna pranë Sarmada në provincën veriore siriane Idlib, në afërsi të kufirit turk, raporton BBC.

Disa media raportojnë se sulmi është kryer nga aeroplanë sirianë ose rusë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Sulmi vjen vetëm një ditë pasi u konfirmua zgjatja e armëpushimit.

Forcat ushtarake siriane dhe rebelët jo xhihadistë kishin rënë dakort për një ndërprerje të luftimeve rreth qytetit Aleppo, pas presioneve nga SHBA dhe Turqia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura