Suksesi i jashtëzakonshëm/ Dua Lipa dhe Rita Ora mes artisteve më të dëgjuara të shekullit të 21-të

Oct 12, 2021 | 14:20
SHPËRNDAJE

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë në listën e artisteve më të dëgjuara në shekullin e 21-të në gjithë botën.

dua lipa rita ora

26-vjeçarja Dua Lipa është renditur në vendin e 14-të ndërsa bashkëatdhetarja e saj, Rita Ora është listuar e 19-ta.

Ndërkohë vendin e parë e mban ylli amerikan i popit, Pink e ndjekur nga Madonna dhe Katy Perry.

Pink gjatë këtij shekulli ka pasur tre albume në vendin e parë në Britaninë e Madhe dhe është vlerësuar me 3 Gramy, 7 MTV Video Music Awards dhe një Emmy.

Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht me albumin e saj debutues Can’t Take Me Home, i cili u publikua në vitin 2000.

pink (4)

SHIKONI LISTËN E PLOTË:

1. Pink
2. Madonna
3. Katy Perry
4. Rihanna
5. Lady Gaga
6. Adele
7. Beyoncé
8. Kylie Minogue
9. Little Mix
10. Whitney Houston
11. Taylor Swift
12. Sugababes
13. Kelly Clarkson
14. Dua Lipa
15. Ellie Goulding
16. Christina Aguilera
17. Diana Ross
18. Jess Glynne
19. Rita Ora
20. Ariana Grande

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura