Suficiti buxhetor arrin në 156 milionë euro në janar-prill

May 24, 2022 | 10:09
SHPËRNDAJE

Balanca buxhetore arriti në suficit rreth 19,2 miliardë lekë (156) milionë euro në katër -mujorin e parë të vitit, niveli më i lartë pozitiv i shënuar se paku që nga viti 2004 në këtë periudhë.

suficit

Si rrjedhojë e përmirësimit te të ardhurave nga njëra anë dhe frenimit të shpenzimeve nga ana tjetër balanca pozitive e krijuar në janar-prill, me shumë se sa një rritje e miradministrimit buxhetor sinjalizon akumulim të shpenzimeve në fund të vitit siç ka ndodhur rutinë në këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare niveli i suficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard lekë nga rreth 1.34 miliard lekë deficiti i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 14.8 miliard lekë, për periudhën 4 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.

Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 187.8 miliardë Lekë ose 107 % të planit të 4-mujorit.

Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 34.7 miliard lekë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2022, arritën në rreth 168.5 miliard lek me një realizim në masën 95 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.4 për qind më i lartë ose 725 milion lekë më shumë.

Përgjatë viteve të fundit qeveria e ka shndërruar në praktikë të shpenzojë gjatë dhjetorit deficitin ose suficitin. Psh në fund të vitit 2021 deficiti buxhetor arriti në 85 miliardë lekë (rreth 700 mln euro), prej të cilave 52.7 miliardë lekë u alokuan në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Në dy vitet 2021 dhe 2021 qeveria shpenzoi pothuajse 40 për qind fondit të investimeve kapitale në muajin dhjetor duke shkelur kështu parimet e ligjit organik, i cili nuk lejon përqendrimin e pagesave në një periudhe.

Një listë zyrtare me zërat e investimeve që u publikua nga Ministria e Financave tregon se, projektet kryesore të investimeve morën nga 40-60% te financimeve vjetore gjatë muajit dhjetor.

Fondet e investimeve të shpërndara në shumë projekte dhe jo të mbështetura në prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm nuk po rrisin produktivitetin në ekonomë dispozicion gjithë vitin.

Këtë vit qeveria ka planifikuar deficit buxhetor deficit buxhetor 100,8 milionë lekë ose 820 milionë euro, por duke marrë në konsideratë suficitin, 19 miliardë lekë qeveria ka hapësire për shpenzuar në raport me planin edhe rreth 130 miliardë lekë./MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura