Suel Çela fitoi lirinë, reagon PD: Me Ramën në qeveri, drejtësia e pafuqishme të ndëshkojë krimin. Vendi nevojë jetike për…

Nov 20, 2019 | 17:24
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për shpalljen të pafajshëm të Suel Çelës.

Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD thotë se ky vendim provoi se “me kryeministrin Rama në qeveri, drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin”.Selia-e-PD-770x434

“Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit”, thuhet mes te tjerash ne deklaraten e PD-se.

Deklarata e plotë:

Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës,  provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura