Suedia dhe Finlanda përpiqen ta bindin Turqinë për aplikimin e tyre në NATO

May 25, 2022 | 9:52
SHPËRNDAJE

tankPërfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës po takojnë sot zyrtarët turq për bisedime rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Të dyja vendet paraqiten ofertat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Së pari, këto vende kanë nevojë për mbështetjen e 30 anëtarëve të NATO-s.

Por, Turqia ka kundërshtuar ofertat e tyre. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka akuzuar të dy vendet për strehimin e mbështetësve të grupit militant seperatist kurd, shkruan BBC.

Suedia dhe Finlanda vendosën sanksione ndaj Ankarasë në vitin 2019 pas një inkursioni ushtarak në Siri, ku janë aktivë disa militantë kurdë.

Ministri i jashtëm finlandez tha se shpresonte që të dyja palët të mund të sqaronin mosmarrëveshjet e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura