Stuhia e fuqishme në Spanjë shënon katër viktima, pritet të godasë edhe Francën

Jan 21, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.

Rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik u goditën më së keqi, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta.

F4588815-D78D-407D-9998-4ECEC53C1BD6_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s

Mbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje të gatishmërisë.

Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegulla që fluturonin.

Një grua e pastrehë u ngri për vdekje pranë Valencias, një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.

Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku mediat lokale cituan parashikues të motit duke thënë se ajo është më e keqja në rajon që nga viti 1982.

Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të mëdha edhe në tetor të vitit të kaluar./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura