Stuhi të fuqishme godasin Europën, 5 të vdekur (FOTO)

Apr 1, 2015 | 17:08
SHPËRNDAJE

Erëra me forcë uragani kanë goditur pjesë të Evropës veriore duke lënë të paktën pesë të vdekur.
[portfolio_slideshow]

Në Gjermani dy punëtorë të pyjores vdiqën kur makina e tyre u shtyp nga një pemë që u rrëzua, një tjetër person humbi jetën kur një mur guri ra mbi të, raporton “Euronews”.

Trenat dhe fluturimet u ndërprenë në të gjithë Gjermaninë veriore dhe shërbimet hekurudhore u anuluan deri në Bavari.

Në Austri një burrë mbeti i vdekur, kur ai u përpoq të rregullonte çatinë e tij dhe ra nga shkallët.

Forca e erës është rregjistruar edhe me fuqinë 100 km/orë.

Një viktimë e pestë vdiq në Holandën lindore kur një çati u shemb.

Ndërsa në Republikën Çeke erërat e forta sollën dëborë dhe temperaturat nën 0 gradë Celcius, duke shkaktuar shumë aksidente rrugore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura