Stuhi e fuqishme do godasë Shqipërinë dhe Ballkanin sonte (Foto)

Sep 9, 2015 | 17:20
SHPËRNDAJE

Koha është prishur dhe kjo vihet re mjaft qartë po të ngresh kokën lart në qiellin e mbyllur nga retë dhe freskinë që tashmë të lë të ndiesh që jemi vërtet në Shtator dhe sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës.

Sipas sajtit ku mund të shihet parashikimi i motit për gjithë botën, “Accuweather”, një stuhi e fuqishme pritet të godasë detin Mesdhe dhe Afrikën e Veriut teksa shira të rrëmbyer pritet të bien mbi rajonin e Ballkanit dhe jugun e Italisë, siç duket edhe nga harta më poshtë. 

Harta e publikuar nga sajti i motit, Accuweather
Harta e publikuar nga sajti i motit, Accuweather
Shirat pritet të nisin në orët e vona të së mërkurës dhe stuhitë do të vazhdojnë deri të premten.

Përveç Sicilisë në Itali, rajonet më të prekura pritet të jenë Greqia dhe Shqipëria e jugut.

Zonat në hartë me ngjyrën e gjelbër shihen si zona me rrezik të lartë përmbytjesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura