Studiuesit krijojnë filtrin e ajrit që ‘kap dhe vret’ koronavirusin

Jul 12, 2020 | 18:49
SHPËRNDAJE

Studiuesit nga Universiteti i Hjustonit kanë krijuar një filtër ajri që “kap dhe vret menjehere” virusin vdekjeprures COVID-19, qe prej muajsh ka bllokuar boten.

virusi

Sipas mediave te huaja, filtri është krijuar nga Zhifeng Ren, drejtor i Qendrës Texas për Superconductivity në UH, Monzer Hourani, CEO i Medistar dhe disa studiues të tjerë.

Studiuesit raportuan që testet e viruseve në Laboratorin Kombëtar Galveston gjetën 99.8% të koronavirusit, që u vra në një kalim të vetëm përmes filtrit, i cili është bërë nga shkuma e nikelit.

Sipas studiuesve, filtri vrau gjithashtu edhe 99.9 % të sporeve të antraksit gjatë testimit. “Ky filtër mund të jetë i dobishëm në aeroportet dhe aeroplanët, në ndërtesat e zyrave, shkollat ​​dhe anijet e lundrimit për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Aftësia e tij për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit mund të jetë shumë e dobishme për shoqërinë”, u shpreh Ren, MD Anderson Kryetar Profesor i Fizikës në UH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura