Studiuesit: Femra, ja çfarë nuk do të ndryshoni kurrë tek meshkujt…

May 17, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Studiuesit kanë listuar 5 nga karakteristikat që nuk mund të ndryshoni tek meshkujt.

Çift pas një debati

Mes tyre janë kapaku i WC-së, bishtat e cigareve të harruara mbi lavaman, paaftësia për të hekurosur, për të pastruar dhe për të larë enët, mbivlerësimi i figurës së nënës dhe të miqve.

Që të keni harmoni në çift studiuesit e marrëdhënieve këshillojnë që këto tema këto të paprekshme, të mos tentoni t’i ndryshoni tek meshkujt.

Mbivlerësim ndaj mamasë

Vajza, çdo tentativë për ta bindur se mamaja është një grua si gjithë të tjerat do të dështojë! Për meshkujt asnjë (dhe as ju) nuk mund të konkurrojë dot modelin e përsosmërisë të së ëmës. 

Lë ngritur kapakun e WC-së

Lënia ngritur e kapakut të WC-së është një zakon i rrënjosur te meshkujt. S’ka për të ndryshuar.

Nuk bashkëpunon në punët e shtëpisë

Përpos tentativave për ndryshime në gjeneratat e fundit të meshkujve, punët e shtëpisë mbesin ende “punë femrash”në këndvështrimin e tyre. Edhe kur ju jeni në punë e në karrierë si ai, edhe nëse keni fëmijë, përsëri detyrat më të shumta brenda mureve të shtëpisë, do t’ju mbesin juve. Nuk mund ta ndryshoni këtë fakt. 

Miqtë

Nëse do t’i dilni kundër miqve të tij, atëherë po përballeni me objektin e privilegjuar të grindjeve. Nëse do të provonit t’i ndryshonit do të ishte një mision i pamundur.

Gjumë pas seksit

Nëse ne femrat, pas seksit, kanë akoma energji për të falur përkëdhelje me ëmbëlsi, ata, bashkëpunëtorë me hormonet kanë nevojë për një gjumë të mirë çlodhës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura