Studiuesi zbulon dokumentin: Godina e Teatrit e lakmuar nga komunistët që në ’58

Jun 25, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Nga Kastriot Dervishi/ Godina e Teatri Kombëtar (në kohën e diktaturës quhej Teatri Popullor), ishte në një vend që lakmohej vazhdimisht nga ministria më e afërt me të, ajo e Punëve të Brendshme.

54d43113d9a784ae4599475af5048485_XL

Përveç afërsisë që kishte me godinën kryesore përballë, teatri kufizohej edhe me godinat e varësisë së MPB-së, siç ishin burgjet apo policia (godina ku është vendosur sot KLSH-ja). Në dëshirat e drejtuesve të MPB-së ishte që të mos kishte fare godinë teatri. Mendonin të ndërtonin godinën e policisë, apo edhe blloqe banimi në një zonë shumë të lakmuar për majorët e kolonelët me arsim fillor të kësaj ministrie (se gjeneralët ishin veçan). Për të trajtuar sa më keq kushtet në godinën e teatrit, teza më e përhapur rezulton ajo e rrezikut të zjarrit.

Siç e tregon ky dokument i vitit 1958, rreziku i pretenduar për rënin e zjarrit, nuk u provua kurrë të ishte i tillë, sepse nuk ndodhi asnjëherë. Urrejtja e lakmia për teatrin ngeli. Erdhi deri në ditët tona. Tanimë, po e shohin vetëm si truall që duhet zaptuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura